ndej
NDEJ kal.
- 1. Hap dhe shtrij një rrobë ose diçka tjetër për t'u tharë në ajër. Ndej këmishën (çarçafët). Ndej lëkurët. Ndej rrobat në tel. I ndeu në diell. I ndenë përtokë.
- 2. Hap derisa të shtrihet një gjymtyrë ose një pjesë të trupit, zgjat. Ndej dorën. Nden këmbët (krahët).
- 3. Ngreh, tendos. Ndej telin.
- 4. fig. Tendos. Ndej të gjitha forcat.
- I ndej dorën i lyp, i kërkoj me të lutur. I ndeu (i mblodhi) këmbët mospërf. vdiq.