NDERIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDEROJ, NDEROHEM. Nderimi ushtarak. Nderimi me grusht (me dorë, me kokë). Në shenjë nderimi. I përgjigjem nderimit. I bëj nderimin.
  • 2. Ndjenja e respektit dhe e vlerësimit të lartë, që shfaqim për dikë a për diçka. Me nderim të thellë. I kujtojmë me nderim.
  • 3. kryes. Shfaqjet e jashtme, veprimet ose ceremonitë, që bëhen për të shprehur vlerësimin e lartë dhe respektin për cilësitë, për punën e veprimtarinë e dikujt. Nderimet ushtarake. E pritën me nderime të mëdha. I bënë nderime të posaçme. I bënë nderimet e fundit.
  • 4. vet. Përdoret si përshëndetje kur takohemi me dikë ose në fund të një letre, kryesisht zyrtare. Nderimet e mia. Me nderime, juaji...