ndesh kal.

  1. Has me dikë a me diçka që më del përballë, gjej papritur, takoj rastësisht. Ndeshi të vëllanë (shokun). E ndesha rrugës.
  2. Gjej diçka gjatë leximit, gjatë punës, gjatë kërkimit etj. Ndesh një fjalë të panjohur. E ndeshi gjatë punës. E ndesha në një libër (vepër). E ndeshim dendur (kudo).
  3. jokal. Përplasem me dikë a me diçka, që më zë rrugën. Ndeshi në një gur. Ndeshi në një mirë. Ndeshi në gardh.
  4. edhe jokal. fig. Më del përpara diçka a dikush që më pengon a më ndihmon, kam të bëj papritur me diçka a me dikë, has, bie. Ndesh në vështirësi (në pengesa). Ndeshi në kundërshtime. Ndeshi në njerëz të mirë (të arsyeshëm, të këqij, të pabesë).
  5. Rrok vështrimin e dikujt, të cilit i kam hedhur sytë. Ndesh vështrimin (sytë) e tij.
  • U ndesh arna me thesin shih tek ARN/Ë,~A. I ndeshi (i hasi, i zuri, i ra) sharra në gozhdë shih te SHARR/Ë,~A.


NDESH ndajf.

  • I bie ndesh shkoj kundër diçkaje a dikujt, jam në kundërshtim me diçka a me dikë. I bie ndesh së vërtetës. I bie ndesh fjalës. Bie ndesh me zhvillimin e shoqërisë.