NDESHTRASHË f.

  • 1. kryes. Ngjarje a ndodhi të paparashikuara në jetën e punën e përditshme të dikujt, të papriturat që ndesh njeriu gjatë jetës. Ndeshtrashat e jetës.
  • 2. Shenjë, e cila, sipas besëtytnive, lidhet me diçka të mirë a të keqe që do të ndodhë; fat i mirë që e pret dikë sipas besëtytnive. Ndeshtrashë e zezë. Ka lindur në ndeshtrashë.