NDEZJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDEZ, NDIZEM. Ndezja e zjarrit. Ndezja e minave. Ndezja e motorit. Ndezja e urrejtjes. Fitili i ndezjes.
  • 2. bised. Ethe të forta, zjarrmi. Kishte ndezje fëmija.
  • Ndezja e zjarrit nuk fillon nga trungu fj. u. shih te TRUNG,~U.