NDIJIM m. psikol.

  • 1. Pasqyrimi në vetëdijen e njeriut i vetive të caktuara të sendeve e të dukurive të botës objektive, që veprojnë mbi organet e shqisave. Ndijime pamore (dëgjimore). Ndijimi i të prekurit (i shijes.. .). Ndijime organike pasqyrime të gjendjes së brendshme të organizmit (si uria, dhembja etj.).
  • 2. Gjendje psikike e shkaktuar nga rrethana të jashtme, që lënë mbresa të drejtpërdrejta e të përkohshme në vetëdije, përshtypje. Ndijime të hidhura. Ndijime të forta nga jeta. Ndijimi i turbullt i një hidhërimi.