ndikim
NDIKIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDIKOJ, NDIKOHEM. Ndikim i madh (i thellë). Ndikim ideologjik (politik) Ndikimi i mjedisit. Ndikimi i shembullit vetjak. Ndikim i rrezeve të dritës. Ndikimi i duhanit (i alkoolit) mbi organizmin. Ushtron ndikim të madh (të mirë, të keq) ndikon shumë (për mirë, për keq). Vepro nën ndikimin e diçkaje (e dikujt).
- 2. Autoriteti që ka dikush mbi dikë, forca e pushtetit. Njeri me ndikim të madh. Zonë (sferë) ndikimi. E futi nën ndikimin e vet. E ka zgjeruar ndikimin. Është (ka rënë) nën ndikimin e dikujt.
- 3. kryes. Pasojë e veprimit që ushtron dikush a diçka mbi një tjetër. Ndikime gjuhësore (letrare). Ndikimet e ideologjisë së huaj.