NDIKOJ jokal.

  • 1. vet. veta III f. Vepron diçka mbi një tjetër dhe i sjell ndryshime ose i lë gjurmë, ushtron një veprim. Ndikon klima. Ndikojnë kushtet (rrethanat). Faktorë që ndikojnë thellë. Ndikon mbi ekonominë. Ndikon në rritjen (në zhvillimin) e...
  • 2. edhe kal. Veproj mbi dikë me fjalë, me shembullin vetjak etj., për ta bërë që të mendojë a të sillet në një mënyrë tjetër, e shtyj të mendojë, të sillet e të veprojë ndryshe. Ndikon mbi të tjerët. Ndikon me fjalë (me vepra). Ndikon për të mirë (për të keq). Ndikon te nxënësit.