NDIZEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Merr zjarr, fillon, digjet, merr flakë; kund. shuhet, fiket. U ndez zjarri. U ndez një mullar. U ndez furra (soba). Ndizet plehu (pambuku, mielli...) fillon të digjet vetvetiu pak nga pak. U ndez vendi.
  • 2. vet. veta III. Fillon të japë dritë; kund. shuhet, fiket. U ndezën dritat. Nuk ndizet llamba.
  • 3. vet. veta III. Fillon të punojë diçka që ushqehet e rrymë elektrike ose një motor; kund. shuhet, fiket. U ndez motori. U ndez makina.
  • 4. vet. veta III. Fillon të shkëlqejë tepër, shkreptin (për sytë). Iu ndezën sytë nga zemërimi.
  • 5. Fillon të ketë shumë të nxehtë; skuqet. Iu ndezën faqet. U ndez në fytyrë. M'u ndezën këmbët. Iu ndez balli (koka). U ndez për ujë ka shumë etje nga nxehtët e madh.
  • 6. vet. veta III fig. Nis të zhvillohet diçka me vrull me hov, merr zjarr. U ndez biseda. U ndez një diskutim (një grindje, një sherr). U ndez beteja (lufta). U ndez vallja. U ndez pushka.
  • 7. fig. Më rrëmben një ndjenjë e fortë, marr zjarr; zemërohem, më hipën inati. Ndizet shpejt. U ndez inati. U ndez më keq. Prit, mos u ndiz!
  • 8. vet. veta III fig. Nis të shfaqet me vrull (një ndjenjë); e pushton një ndjenjë e fortë (për zemrën). Iu ndez dashuria. Iu ndez dëshira. Iu ndez zemra.
  • 9. Pës. e NDEZ 1,6,7,8.
  • Iu ndez (i hipi, i kërceu, iu ngrit, e zuri) damari shih te DAMAR,~I. Iu ndez (iu nxeh) gjaku shih te GJAKU,~U I. U ndezën (u nxehën) gjakrat shih te GJAKU,~U I. Iu ndezën shkotat shih te SHKOT/Ë,~A.