NDJEKËS m.

  • 1. Ai që i vete prapa dikujt për ta kapur. Britmat e ndjekësve. Mbrohej nga ndjekësit.
  • 2. Pasues i ideve, i pikëpamjeve, i botëkuptimit të dikujt; ithtar. Ndjekës i një rryme filozofike (i një teorie). Ndjekësit e materializmit historik.
  • 3. av. Aeroplan ndjekës. Ndjekës të shpejtë. U ngritën ndjekësit.


NDJEKËS mb.

  • 1. Që vjen pas dikujt a diçkaje, pasues. Fjalët ndjekëse. Muaji ndjekës.
  • 2. Që është i ngarkuar për të ndjekur, për të zënë a për të kapur dikë. Repart (batalion) ndjekës.
  • 3. av. Që shërben për të ndjekur dhe asgjësuar aeroplanët e kundërshtarit, gjuajtës. Aeroplan ndjekës.