ndjenjë
NDJENJË f.
- 1. Gjendje brendshme e njeriut, që shkaktohet nga ndikime të botës së jashtme, të cilat sjellin kënaqësi ose pakënaqësi. Ndjenjë e fortë (e zjarrtë). Ndjenjë e këndshme, (e hidhur). Ndjenja e gëzimit (e dashurisë, e hidhërimi e zemërimit). Ndjenja e frikës (e trishtimit). Ndjenjë kënaqësie (krenarie). Forca e ndjenjës. I ngjalli një ndjenjë. E pushtoi një ndjenjë. E mbyti ndjenjën.
- 2. Gjendje e njeriut, kur ka vetëdijen për botën e jashtme dhe për veprimet e veta; vetëdije. Është pa ndjenja. Ra pa ndjenja. Humbi ndjenjat.
- 3. Aftësia për të kuptuar, për të shijuar, për të përjetuar a për të vlerësuar një dukuri ose diçka tjetër; nuhatje. Ndjenja estetike. Ndjenja gjuhësore. Ndjenja e së bukurës (e së resë, e së drejtës). Ndjenja e kohës.
- 4. Vetëdije, qëndrim e sjellje që burojnë nga brumosja mendore e morale e njeriut në kushte të caktuara shoqërore. Ndjenja fisnike (të larta, të pastra). Ndjenja të flakta. Ndjenja kombëtare (përparimtare, revolucionare, liridashëse, antifetare). Ndjenja e klasës. Ndjenja e atdhedashurisë (e patriotizmit).
- 5. Aftësia për të kuptuar rëndësinë shoqërore një detyre, të një pune etj. dhe për të vepruar sipas kërkesave të tyre. Ndjenja e detyrës (e përgjegjësisë, e punës, e disiplinës, e kursimit).
- 6. Ana e brendshme emocionale e njeriut, zakonisht e dalluar nga arsyeja dhe të menduarit; shfaqja e jashtme e gjendjes emocionale të njeriut. Flet me ndjenjë. Luan (reciton) me ndjenjë. E preku në ndjenjë.
- 7. Dashuri; qëndrim i përzemërt e i afërt kundrejt dikujt. Ndjenjë e thellë. Forca e ndjenjës. I shprehu ndjenjat. I përgjigjet ndjenjës. Iu zgjua ndjenja.
- Ndjenja e masës libr. shih te MAS/Ë,~A I 4.