ndjesë
NDJESË f.
- 1. Falja e fajit ose e gabimit. Kërkon (lyp) ndjesë.
- 2. fet., vjet. Falje e fajeve ose e mëkateve, sipas paragjykimeve fetare, për të cilën zakonisht kërkohej plotësimi i një detyrimi nga besimtari. Ndjesë e plotë. Ndjesë pastë përdorej pas emrit të një të vdekuri në shenjë nderimi e keqardhjeje.