NDJESHËM mb.

  • 1. Që është i aftë të kapë ngacmimet nga bota e jashtme; që u përgjigjet në një shkallë të lartë ngacmimeve të jashtme. Lëkurë e djeshme. Vesh i ndjeshëm. Pjesë e ndjeshme e trupit. Në pikën më të ndjeshme.
  • 2. Që preket lehtë në ndjenjat; që i ndien shumë dhe thellë përshtypjet nga bota e jashtme, që i bën përshtypje lehtë çdo gjë, i prekshëm. Njeri (fëmijë) i ndjeshëm. Zemër e ndjeshme. Shpirt i ndjeshëm. Natyrë e ndjeshme.
  • 3. spec. Që ka aftësinë t'u përgjigjet ndryshimeve dhe ndikimeve nga mjedisi i jashtëm; që kap ndryshimet më të vogla të madhësive për t'u matur. Aparat i ndjeshëm. Pllakë e ndjeshme.
  • 4. fig. Që arrin përmasa të mëdha e të dukshme, i rëndësishëm; që ka një ndryshim të tillë, i cili bie në sy; mjaft i madh, i dukshëm. Ngritje (rritje, ulje) e ndjeshme. Shtim (tejkalim) i ndjeshëm. Përparim i ndjeshëm. Dëme (humbje) të ndjeshme. Dallime të ndjeshme. Në mënyrë të ndjeshme.