NDJESHMËRI f.

  • 1. Aftësia për të kapur ndijimet me anë të shqisave; aftësia për t'iu përgjigjur një shkallë të fortë ngacmimeve ose ndryshimeve nga bota e jashtme (për qeniet e gjalla dhe organet tyre). Ndjeshmëri e lartë (e madhe). Ndjeshmëria e lëkurës (e syrit, e veshit). Ndjeshmëria ndaj ngacmimeve. Pragu i ndjeshmërisë. Humbet (fiton) ndjeshmërinë.
  • 2. Vetia e njeriut të ndjeshëm; aftësia për t'u prekur lehtë ose me forcë në ndjenjat, hollësi e ndjenjave. Ndjeshmëria e artistit. Me ndjeshmëri të madhe. Njeri me ndjeshmëri.
  • 3. spec. Aftësia për t'iu përgjigjur ndryshimeve ndikimeve nga mjedisi i jashtëm; vetia për të kapur ndryshimet më të vogla të madhësive që maten. Ndjeshmëria e aparatit (e peshores). Ndjeshmëria e filmit. Ka ndjeshmëri të lartë (të ulët).