NDODHEM vetv.

  • 1. Jam në një vend, gjendem diku; jam në rrethana të caktuara; vet. veta III bie, shtrihet diku. Ndodhet aty (këtu). Ndodhet pranë (larg). Ndodhet në veri (në jug). Ndodhet midis tyre. Ndodhet jashtë rrezikut.
  • 2. Jam rastësisht diku, gjendem rastësisht në një vend. U ndodh aty pa dashur. S'u ndodh në shkollë.
  • 3. fig. Jam ose bie në një gjendje që nuk e prisja, gjendem padashur përpara diçkaje, zakonisht të papëlqyeshme. U ndodh ngushtë (pisk). U ndodhëm para një të papriture (para një fakti të kryer). Ndodhej në pikë të hallit.
  • 4. fig. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ndihmoj dikë në rrethana të vështira, i gjendem krah dikujt. Iu ndodh pranë (krah). I ndodhet në çdo rast (në rast nevoje). Iu ndodhën në fatkeqësi. Na është ndodhur kurdoherë.
  • 5. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Kam me vete rastësisht diçka, më gjendet; kam. S'iu ndodhën para me vete. Më dha ç'iu ndodh. Na priti me ç'iu ndodh.
  • U ndodha (më zuri) bosh shih te BOSH.