ndreqem
NDREQEM vetv.
- 1. Vishem me rroba të reja; stolisem. U ndreqën e u stolisin. U ndreq nusja.
- 2. fig. Shmang të metat e dobësitë që kam pasur, përmirësohem; vij në rrugë të drejtë. Djali u ndreq.
- 3. Merrem vesh me dikë pas një grindjeje, pajtohem; ujdisem, rregullohem. U ndreqën njëri me tjetrin.
- 4. vet. veta III. Përmirësohet, kthjellohet (për motin). U ndreq koha (moti).
- 5. Pës. e NDREQ 1,7. U ndreqën rrugët (urat, shtëpitë). Nuk ndreqet lehtë.
- Druri ndreqet sa (kur) është i njomë fj. u. njeriu edukohet më lehtë kur është në moshë të re.