ndreqje
NDREQJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDREQ, NDREQEM. Ndreqja e rrugëve. Ndreqja e veglave (e këpucëve). Ndreqja e qitjes. usht. Ndreqje gabimesh. Ndreqja e të metave. Mënyra e ndreqjes.
- 2. ~E, ~ET. Ndryshimi që i është bërë diçkaje për ta përmirësuar, për t'i hequr gabimet e të metat; shenja që tregon gabimet në një faqe të shkruar me dorë a me shtyp. Ndreqjet me laps (me penë, me bojë). Ndreqjet në fund të librit. Bëj ndreqjet e duhura.