NDRIKULL f. vjet.

  • 1. E shoqja e kumbarës; nunë.
  • 2. vjet. Gruaja që ndodhej si dëshmitare në një kurorëzim.
  • 3. Nëna e fëmijës, të cilit i priten flokët, kundrejt kumbarës.
  • 4. krahin. Gruaja që kujdesej për nusen ditën e dasmës.
  • 5. mospërf. Grua llafazane, zakonisht në moshë të thyer, që merret me thashetheme.