ndrit
NDRIT jokal.
- 1. vet. veta III. Lëshon dritë, ndriçon fort; shkëlqen në dritë të fortë, shndrit. Ndrit dielli (hëna). Ndritin yjet. Ndrit si pasqyrë. Çdo gjë që ndrit nuk është ar (flori). fj. u.
- 2. vet. veta III. Shkëlqen nga pastërtia, nga rregulli, është shumë i pastër e i rregullt, shndrit. Ndrit shtëpia (dhoma). Ndrit nga pastërtia.
- 3. vet. veta III. Merr një shprehje të jashtme, që tregon një ndjenjë të fuqishme, frymëzim ose gjallëri të brendshme. I ndriti fytyra. I ndritën sytë.
- 4. fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më ecën një punë, më shkon mbarë; ia arrij qëllimit (zakonisht me mohim). Nuk i ndriti me të. S'i ndrit tek unë. I ndriti fati.
- 5. kal. I jap dritë, ndriçoj. Doli hëna e ndriti dheun.
- 6. kal. fig. I tregoj rrugën e drejtë; i zbuloj të vërtetën dikujt duke e mësuar, ndriçoj, shndrit. I ndritën rrugën popullit. I ndrit mendjen (trurin).
- 7. kal. iron. E bëj keq një punë, e prish. E ndriti punën! Ç'na ndrite dhe ti me këto!
- I ndriti sytë (dhëmbët) dikujt i foli me të egër; e kërcënoi. I ndrittë shpirti! vjet. thuhej për një të vdekur në shenjë nderimi a mirënjohjeje për veprën e tij. S'i ndrit nuri edhe poh. është gjithnjë i vrenjtur, nuk i qesh fytyra.