ndritur
NDRITUR mb.
- 1. Që ka ose që lëshon dritë, i ndriçuar; që shkëlqen. I ka sytë të ndritur.
- 2. fig. lart. Që shquhet për veti, cilësi e merita të larta; që është shumë i ngritur e i ditur; i shquar, i shkëlqyer. Atdhetar i ndritur. Mendje e ndritur. Figura të ndritura të Rilindjes Kombëtare. Shembull i ndritur.
- 3. fig. lart. Që mbështetet në dije të thella dhe ka synime të larta e të menduara mirë; i lartë e fisnik. Mësimet e ndritura të marksizëmit. Ide të ndritura.
- 4. fig. lart. Që është i mbushur me gëzim e lumturi, që sjell të mira e mbarësi; i shkëlqyer; kund. i errët. E ardhme e ndritur. Perspektiva të ndritura. Rruga e ndritur e socializmit.
- Shkroi një faqe të ndritur shih te SHKRUAJ.