NDRYSHKUR mb.

  • 1. Që ka zënë ndryshk, që e ka mbuluar ndryshku. Hekur i ndryshkur. Çelës i ndryshkur. Gozhdë të ndryshkura.
  • 2. fig. Që ka mbetur prapa dhe është vjetruar në krahasim me zhvillimin e jetës e të shoqërisë, i prapambetur, i mykur. Konservator i ndryshkur. Me mendje të ndryshkur. Metoda të ndryshkura. Mendime të ndryshkura. Zakone të ndryshkura.