ndryshoj
NDRYSHOJ kal.
- 1. I jap dikujt a diçkaje cilësi, trajtë, drejtim etj. tjetër nga ai që kishte më parë, e bëj tjetër. I ndryshoj ngjyrën (trajtën). Ndryshuan drejtimin e lumit. Ndryshojmë botën (natyrën). Ndryshojmë veten. Ia ndryshuan faqen (fytyrën, pamjen) vendit. E ndryshoi krejt (rrënjësisht).
- 2. Lë diçka dhe marr një tjetër; ndërroj. Ndryshoj shtëpinë (vendin e banimit). Ndryshoi emrin. Ndryshoi mendimin. U ndryshoi vendet.
- 3. jokal. Fitoj cilësi të tjera ose marr trajtë a pamje tjetër në krahasim me ato që kisha më parë, nuk jam më ai i pari. Ndryshoi moti. Ndryshuan kohët. Paska ndryshuar shumë. Natyra agresive e imperializmit nuk ndryshon.
- 4. jokal. Kam cilësi a veti të tjera në krahasim me dikë a me diçka tjetër, nuk jam njëlloj. Ndryshon nga i vëllai (i ati, e motra). Ndryshojnë si nata me ditën.
- Ndryshon puna është tjetër gjë; është çështje që duhet parë a trajtuar ndryshe. Nuk ndryshoj (nuk luaj) asnjë presje shih te PRESJ/E,~A.