nduk
NDUK kal.
- 1. Kap mishin, dhe e tërheq lehtë duke bashkuar gishtat e dorës; pickoj; ngacmoj duke pickuar. Ndukte faqet. I ndukte krahun.
- 2. I shkul pendët a puplat një shpendi, rrjep. Nduk pulën (zogun, rosën). I nduku pendët.
- 3. Tërheq nga pak, shkul lehtë fijet e flokëve, qimet e mjekrës a të mustaqeve; tërheq me forcë duke e kapur me maja të gishtave, shkul. Nduk mustaqet (mjekrën). I nduk te flokët. I nduku veshët.
- 4. Kafshoj me dhëmbë aty-këtu; i këput një copë me dhëmbë; kafshoj nga pak, brej me dhëmbë. Nduk bukën. Nduk një dardhë (një mollë). Nduk thonjtë. Ndukte buzën. Nduk gjethet (dhia). Nduk barin (delja). Nduk grepin (peshku). E nduku qeni.
- 5. Tërheq nga vetja dikë a diçka duke e kapur lehtë diku. Nduk frerin. Nduk litarin. Nduk nga mënga (nga krahu, nga palltoja).
- 6. Mbaj ndër duar diçka dhe e zhubros. Ndukte shaminë (shallin).
- 7. Shkul aty-këtu. Nduk barin.