NDYRËSI f.

  • 1. vet nj. Të qenët i ndyrë; cilësia e atij që është i ndyrë; kund. pastërti.
  • 2. Gjë e ndyrë, mbeturinë e papastër e diçkaje. Ndyrësitë e lumit. Një grumbull ndyrësish. Pastroj ndyrësitë.
  • 3. fig. Veprim a punë e ulët, e pandershme dhe e turpshme. Ndyrësitë e fashistëve. Ndyrësitë e njerëzve të shthurur. Lufta kundër çdo ndyrësie.
  • 4. Fjalë e ndyrë, sharje me fjalë të ndyra. Nxirrte ndyrësi nga goja. S'la ndyrësi pa i thënë.