nektar
NEKTAR m.
- 1. Lëng i ëmbël, që nxjerrin lulet e disa bimëve në rrëzë të petlave dhe që e thithin bletët për të bërë mjaltin. Nxjerr nektar. Thith nektarin. I ëmbël si nektar.
- 2. mit. Pije e posaçme, të cilën, sipas mitologjisë së lashtë, e përdornin perënditë.
- 3. fig. Pjesa më e zgjedhur e diçkaje, ajka. Nektari poetik i folklorit. Thith nektarin e jetës.