nesërme
NESËRME f.
- 1. Dita që vjen fill pas së sotmes. Të nesërmen e asaj dite. Të nesërmen në mëngjes. Gdhiu e nesërmja. Erdhi të nesërmen. Nuk e gjeti (nuk e zuri) e nesërmja
- a) iku që atë ditë;
- b) vdiq që atë ditë.
- 2. Një e ardhme e afërt; lart. e ardhmja. E nesërmja e lumtur (e gëzuar). Shpresa e së nesërmes. Pasiguria për të nesërmen në vendet kapitaliste. Punojmë për të nesërmen. Përgatit të nesërmen.