NEVOJË f.

  • 1. Ajo që është e domosdoshme për të plotësuar kërkesat e jetës së përditshme ose shoqërore, diçka e domosdoshme, pa të cilën nuk mund të bëhet; diçka që duhet për jetën e një organizmi. Nevojë e ngutshme (jetësore). Nevojat kryesore (e përditshme). Nevojat materiale dhe shpirtërore. Nevojat e prodhimit (e teknikës). Nevojat e fshatit (e ndërmarrjeve, e vendit). Nevoja për ujë (për ushqim). Sende të nevojës së parë. Secilit sipas nevojave. Plotësoj nevojat. Kam nevojë më nevojitet. Del (lind, është) nevoja është e nevojshme, duhet. Rriten nevojat. Ndiej nevojën për diçka. S'ka nevojë për diçka nuk nevojitet, nuk duhet; është e tepërt. Pa qenë nevoja.
  • 2. vet. nj. Mungesë e diçkaje, që na krijon një gjendje të vështirë sa të kërkojmë ndihmën e dikujt a të diçkaje; ajo që e shtyn njeriun të veprojë në një drejtim të caktuar, shtrëngesë, hall. I shtyrë nga nevoja. I shtrohet nevojës. Kudo ku ta kërkojë nevoja. E lyp nevoja. E bëri nga nevoja. Ia ka nevojën. Po të jetë nevoja. Në rast nevoje. Miku njihet në nevojë. fj. u.
  • 3. vet. nj. Gjendje mungese e gjërave më kryesore për jetesë, varfëri. Është në nevojë. Jetonin në nevojë. I është gjendur në nevojë.
  • 4. euf. Mbeturinat që nxjerr jashtë njeriu ose kafsha, jashtëqitje. Nevoja e madhe ujët e trashë. Nevoja e vogël ujët e hollë. Nevoja e qenit (e maces). Bëri nevojën.