NGËRMOJ kal.

  • 1. Nxit a shtyj dikë për të bërë diçka që nuk i takon ose që mund t'i sjellë dëm; nguc. Kush e ngërmoi ta bënte. E ngërmuan të merrte pjesë.
  • 2. Nxit a shtyj kafshën për të ecur, grah. U ngërmonin kuajve.
  • 3. shih NGËRMOHEM. I ngërmoi të birit.
  • 4. vet. veta III. Më shtrëngon fort ndjenja e nevojës për diçka; më mundon, më pret, më grin. Më ngërmon uria (etja, gjumi, të ftohtët). Më ngërmoi për bukë kam shumë uri, më griu uria.