ngërthehet
NGËRTHEHET vetv.
- 1. vet. Lidhen mirë dy gjëra duke hyrë pjesë të njërës tek tjetra. Ngërthehen dërrasat. Ngërthehen dhëmbëzat e rrotave.
- 2. fig. Lidhet e ndërthuret ngushtë diçka me një tjetër. Ngërthehet përmbajtja me formën.
- 3. Mblidhet si hark, shtrembërohet (për pjesët e trupit). Iu ngërthye qafa (kurrizi).
- 4. Pës. e NGËRTHEJ 1,3.