NGËRTHEJ kal.

  • 1. Bashkoj a lidh fort dy gjëra, duke i ndërthurur ose duke futur pjesë të njërës tek tjetra; bëj të kapen dhëmbëzat e një rrote me dhëmbëzat e një rrote tjetër; kap, shtrëngoj fort. Ngërthej dërrasat e dyshemesë.
  • 2. Mbledh vetullat nga mendimet, nga zemërimi, etj.; shtrembëroj, mbledh si hark (një pjesë të trupit). Ngërtheu vetullat kular. Ngërtheu qafën (fytyrën).
  • 3. vet. veta III fig. Përfshin në vetvete, rrok së bashku, përmban. Poema ngërthen mijëra vargje. Romani (tregimi) ngërthen probleme të rëndësishme shoqërore. Fjalori ngërthen pasurinë e gjuhës.