ngacmues
NGACMUES m.
- 1. Ai që ngacmon dikë a diçka, ngacmimtar. Ngacmues i mërzitshëm.
- 2. fiziol. Send, lëndë a dukuri që vepron mbi indet e një organizmi ose mbi shqisat dhe që e bën atë të kundërveprojë në një mënyrë të caktuar. Ngacmues i brendshëm (i jashtëm). Ngacmues i kushtëzuar (i pakushtëzuar). Ngacmues kimik (fizik, mekanik). Vepron si ngacmues.
- 3. Lëndë që nxit organet dhe që i bën të veprojnë më me gjallëri. Ngacmues i sistemit nervor. Kafeja është një ngacmues.
- 4. elektr. Gjenerator i vogël me rrymë elektrike, që shërben për të vënë në lëvizje një motor të madh elektrik. Ngacmues kryesor.
NGACMUES mb.
- 1. Që vepron mbi indet ose shqisat dhe e bën organizmin të kundërveprojë; që e rrit veprimtarinë nervore të organizmit. Lëndë ngacmuese. Veprim ngacmues.
- 2. Që ndez me gjallëri një ndjenjë. Bukuri ngacmuese. Muzikë ngacmuese.
- 3. Që shkakton shqetësime ose një ndjenjë të papëlqyeshme, shqetësues. Të qeshur ngacmues. Fjalë ngacmuese.