NGADALËSUES m. tek.

  • 1. Vegël që shërben për të zvogëluar shpejtësinë e diçkaje.
  • 2. Lëndë që përdoret për të zvogëluar shpejtësinë e zhvillimit të një procesi. Ngadalësues i neutroneve.


NGADALËSUES mb.

  • Që e bën diçka më të ngadalshme; që zvogëlon shpejtësinë e zhvillimit; kund. shpejtues. Veprim (ndikim) ngadalësues. Lëndë ngadalësuese. Kushte ngadalësuese.