ngadalshëm
NGADALSHËM mb.
- 1. Që ecën, që punon a vepron ngadalë, që i mungon shpejtësia e shkathtësia në lëvizje, në punë a në të folur; i plogët; kund. i shpejtë. Njeri (burrë, fëmijë) i ngadalshëm.
- 2. Që bëhet ngadalë, që kryhet me shpejtësi të vogël; kund. i shpejtë. Hapa të ngadalshëm. Lojë e ngadalshme. Veprime (lëvizje) të ngadalshme. Me ritme të ngadalshme.
- 3. Që bëhet pak nga pak dhe që do kohë për t'u kryer deri në fund; kund. i menjëhershëm. Përmirësim i ngadalshëm. Dobësim i ngadalshëm. Djegie e ngadalshme. Vdekje e ngadalshme. Bombë me veprim të ngadalshëm.