ngarkim
NGARKIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NGARKOJ, NGARKOHEM. Ngarkimi i anijes. Ngarkimi i grave me përgjegjësi. Ngarkimi me një detyrë. Ngarkimi i baterive. elektr.
- 2. Detyrimi për t'i siguruar jetesën dikujt me ushqim, veshmbathje, strehim etj. Ka familjen (prindërit) në ngarkim. Ka në ngarkim tre veta.
- 3. Detyrimi për të ruajtur diçka a për t'u kujdesuar për diçka, përgjegjësia për diçka. Mallra në ngarkim. Ka në ngarkim një automjet (makinë, vegël). Marr mallin në ngarkim. Ia bëj në ngarkim personal detyroj dikë të paguajë vlerën e një malli që është dëmtuar, është prishur etj. nga pakujdesia e tij.