ngarkohem
NGARKOHEM vetv.
- 1. Marr një barrë në kurriz për ta shpënë diku. U ngarkua rëndë. Ngarkoheshin me dru.
- 2. vet. veta III. Mbushet një gjë plot e përplot me diçka. Ngarkohen pemët me kokrra. U ngarkuan degët me borë. Tryeza ishte ngarkuar me të gjitha të mirat. Janë ngarkuar retë me elektricitet.
- 3. vet. veta III bised. Mbetet me barrë, mbetet shtatzënë (për gratë); mbarset. Është ngarkuar dhe do të lindë së shpejti.
- 4. Pës. e NGARKOJ. Detyrat që na ngarkohen. U ngarkua të fliste (të shkruante).