ngarkoj
NGARKOJ kal.
- 1. Vë një barrë mbi një njeri, mbi një kafshë a mjet për ta çuar nga një vend në një tjetër; hedh mbi kurriz diçka për ta bartur; kund. shkarkoj. Ngarkoj kalin (mushkën, gomarin). Ngarkoj kamionin (karrocën, qerren). Ngarkoj rëndë (lehtë). Ngarkoj me mall. Ngarkoj me dru (me trarë, me thasë). Ngarkoj thesin (bucelën, drutë) në kurriz.
- 2. fig. I vë si detyrë dikujt për të kryer një punë; caktoj dikë për të bërë diçka. I ngarkoi një punë (një detyrë). E ngarkuan me punë shoqërore. E ngarkoi për të formuar qeverinë.
- 3. fig. I jap punë në një sasi të caktuar. E ngarkojnë shumë me punë.
- 4. fig. Mbush diçka me gjëra të tepërta, të panevojshme ose që nuk janë të domosdoshme; kund. shkarkoj. E ka ngarkuar ca tekstin. Ngarkon kujtesën e nxënësve. E ka ngarkuar me shembuj të panevojshëm (një libër mësimi).
- 5. fig. Detyroj dikë të bëjë shpenzime të mëdha, të paguajë taksa të larta etj. I ngarkonin me taksa të rënda. I ngarkoi barrën e shpenzimeve dikujt.
- 6. fig. Bëj përgjegjës dikë për një veprim a një punë; i vë faj dikujt për diçka, ia hedh në kurriz; kund. shkarkoj. Ia ngarkoj fajin (gabimin, përgjegjësinë)dikujt. Ngarkoj me faj dikë.
- 7. Mbush një makinë, një furrë etj. me lëndën e parë ose me prodhimet që përpunon. Ngarkoj makinën shirëse (furrën).
- 8. elektr. Mbush me energji elektrike një bateri, një akumulator etj. duke e lidhur me një burim rryme; kund. shkarkoj. Ngarkoj bateritë (akumulatorin).
- I ngarkoi (i ngriti, i mblodhi) plaçkat edhe iron. shih te PLAÇK/Ë,~A. Ngarkon vezë në lak shih te LAK,~U.