NGARKUAR m.

  • Ai të cilit i është besuar të kryejë një punë a një detyrë në emër të dikujt. I ngarkuari me detyrën e pushtetit. I ngarkuari i posaçëm. I ngarkuari për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. I ngarkuari me punë. dipl. diplomat i një shkalle më të ulët se ambasadori, që përfaqëson përkohësisht qeverinë e vet në një shtet tjetër, kur mungon ambasadori a ministri fuqiplotë.


NGARKUAR mb.

  • 1. Që ka një barrë në shpinë; që ka ngarkesë përsipër; kund. i shkarkuar. Kalë (gomar) i ngarkuar. Makinat e ngarkuara.
  • 2. I mbushur plot me diçka; i pasur me diçka. Mollë e ngarkuar (me kokrra). Re të ngarkuara (me shi). Qiell i ngarkuar (me re).
  • 3. fig. Që është shumë i zënë me punë; që ka punë tepër, jashtë mase. Nxënës shumë të ngarkuar. Vit i ngarkuar. Jemi shumë të ngarkuar. bised. shtatzënë; me barrë; barrsë. Grua e ngarkuar.