NGAS I kal.

  • 1. Prek diçka me dorë, me këmbë a me një send. Ngas me dorë (me këmbë). Mos i nga librat (fletët).
  • 2. fig. Shqetësoj dikë me fjalë a me vepra; nuk e lë të qetë, trazoj, ngacmoj, cyt. E ngau rëndë. E ngau me fjalë. Nuk të nget njeri. Të sulmon, po e ngave.
  • 3. bised. Zë diçka për ta ngrënë, për ta pirë ose për t'u marrë me të, prek, nis (zakonisht me mohim). Nuk e ngau gjellën fare nuk hëngri fare. Nuk i ngau mësimet nuk mësoi fare. Nuk e nget duhanin nuk e pi duhanin. E nget gotën pi raki.
  • 4. vet. veta III bised. Më shqetëson një sëmundje ose shfaqja e saj herë pas here, nuk më lë të qetë duke më shkaktuar dhembje, të dridhura etj. E ngasin ethet. Më nget reumatizmi. E nget kolla (lemza). E nget ajo e tokës.
  • 5. Shtyj një kafshë që të ecë në një drejtim të caktuar ose të punojë në arë. Ngau kalin (gjokun, doriun). E ngiste kalin me të katra. Nget qetë. Nget karvanin i drejton rrugën një karvani me kafshë barre.
  • 6. krahin. Punoj tokën, me kafshë ose me mjete të mekanizuara, lëroj. Ngasin tokën me qe (me parmendë, me traktor). E ngau tokën tri herë.
  • 7. E nis dhe e drejtoj gjatë ecjes një mjet transporti. Ngas veturën (kamionin, traktorin, qerren). Ngas biçikletën. Di (mësoi) të ngasë makinën. Ngas me shpejtësi.
  • 8. bised. Merrem me një punë a me një çështje për ta shqyrtuar, për ta parë më tej; prek. Nuk po e ngasim më tej këtë punë (këtë bisedë, këtë muhabet).
  • 9. bised. Merrem me një punë, me një mjeshtëri etj.; ndjek diçka. Nget bujqësinë (blegtorinë). Ngasin shkollën rregullisht. Nuk ngasin zakonet e vjetra.
  • 10. Vë në lëvizje me shpejtësi. Ngas duart (këmbët).
  • 11. krahin. Mpreh. Ngas thikën (sëpatën).
  • E lau dhe e ngau shih te LAJ. Lëre mos e nga! shih te LË. Ngas fjalën
  • a) marr fjalën përsëri, vazhdoj të flas;
  • b) kapem pas fjalës, kërkoj grindje. Që ta ngas fjalën meqë ra fjala; që ta kam fjalën. E nget reja (këtë verë, këtë behar) shih te RE, ~JA 1. E ngau shkuma shih te SHKUMË,~A.


NGAS II jokal.

  • Eci me vrap, ngarend. Ngau shpejt (me hapa të shpejtë). Ngau me vrap. Ngiste pas fëmijës. Ngava në shtëpi. Ngau përpara përparoi, bëri përparime. Nget me të katra vrapon shumë shpejt.