ngashërim
NGASHËRIM m.
- 1. Gjendje e njeriut që është i prekur thellë në ndjenjat, turbullim i brendshëm nga një hidhërim ose gëzim i papritur etj.; mallëngjim i thellë. Ngashërim i thellë. Dridhej nga ngashërimi.
- 2. ~E, ~ET. Të qarët me ofshe e gulçime, të qarët me dënesë. Ngashërime të mbytura. Qante me ngashërim. Mezi i mbante ngashërimet.