NGATËRRESTAR m.

  • Njeri që përzihet në punët e të tjerëve për t'i ngatërruar, ai që shtie përçarje e grindje në mes të tjerëve; intrigant. Ishte ngatërrestar i madh. Ua treguan vendin ngatërrestarëve.


NGATËRRESTAR mb.

  • Që shtie ngatërresa në mes të njerëzve; pishëvënë, intrigant. Njeri ngatërrestar.