NGATHËT mb.

  • 1. I mpirë nga të ftohtët etj.
  • 2. Që është i ngadalshëm dhe si i mpirë në lëvizje a në veprime; që i mungon vullneti dhe energjia; i plogët; kund. i shkathët. Njeri i ngathët. I ngathët në punë (në lojë). Lëvizje (veprime) të ngathëta. Me duar të ngathëta.


NGATHËT ndajf.

  • Në mënyrë tepër të ngadalshme, pa shkathtësi; kund. shkathët. Punon ngathët.