nge
NGE f.
- Kohë e lirë, në të cilën dikush nuk ishte i zënë me ndonjë punë; koha e mjaftueshme për të bërë diçka pa a ngutur, mundësia e përshtatshme për të bërë diçka. Kam nge. S'kam nge të merrem me diçka. Jam më nge. Më nge në kohë të lirë; pa u ngutur. Punoj me nge. Ecte me nge. E bëri punën me nge. Bisedonin me nge. S'ia kam ngenë një pune nuk e ndiej veten të gatshëm për diçka, s'kam kohë a mundësi të merrem me një punë. Nuk kam ngenë tënde nuk kam kohë të merrem me ty; nuk kam hallin tënd.
- S'ia kam ngenë (vaktin) diçkaje edhe poh. nuk kam mundësitë materiale për të bërë diçka, nuk jam në gjendje ekonomike. S'ka nge të marrë frymë shih te FRYM/Ë,~A