ngjëroj
NGJËROJ I kal.
- 1. Provoj një gjellë për kripë a për shije; marr fare pak, në majë të lugës, nga një gjellë. Ngjëroj gjellën. E ngjëroj për kripë. E mburr pa e ngjëruar fare. Nuk ngjëroi asnjë pikë nga ajo verë.
- 2. fig. Provoj a shijoj diçka. Ngjërojnë të mirat e arsimit (e diturisë, e përparimit).
NGJËROJ II jokal.
- 1. Eci me kujdes që të mos bëhem me baltë e të mos ndotem, kaloj aty ku nuk ka llucë; i bie rrotull. Ngjëroj anës rrugës. Ngjëron me kujdes.
- 2. fig. Kaloj kohën me diçka, zbavitem.