NGJALLEM vetv.

  • 1. Kthehem përsëri në jetë pasi kam qenë duke vdekur; ringjallem (sipas paragjykimeve fetare ose besëtytnive). I vdekuri nuk ngjallet.
  • 2. Shtoj në peshë, shëndoshem, vë dhjamë, majmem. Është ngjallur tepër. U ngjall nga brumërat.
  • 3. vet. veta III fig. Shfaqet përsëri si diçka e gjallë, ringjallet (për ndjenjat, mendimet etj.). M'u ngjall e kaluara. Më ngjallet në mendje (në kujtesë). Iu ngjall përsëri shpresa.
  • 4. vet. veta III fig. Shkaktohet, përftohet, lind. U ngjallën mosmarrëveshje. Iu ngjallën dyshime.
  • 5. bised. E marr veten përsëri pas sëmundjes, shërohem. U ngjall përsëri. M'u ngjall dora (syri).