NGJASHMËRI f.

  • 1. vet. nj. Afri shumë e madhe ose përputhje pothuajse e plotë ndërmjet tipareve të jashtme a vetive të brendshme të dy ose më shumë qenieve, sendeve a dukurive; të qenët i ngjashëm; kund. ndryshim. Ngjashmëri e madhe (e plotë). Ngjashmëria e karaktereve (e shijeve). Ngjashmëria ndërmjet dy pikturave. Kanë ngjashmëri.
  • 2. Ana në të cilën diçka është e ngjashme me një tjetër. Ngjashmëritë ndërmjet dy dukurive. Vë në dukje ngjashmëritë.
  • 3. gjeom. Barazia e trajtave, kur madhësia është e ndryshme. Ngjashmëria e dy trekëndëshave.