ngjitem
NGJITEM I vetv.
- 1. vet. veta III. Bashkohet te diçka tjetër me zamkë, me tutkall etj., kapet te diçka tjetër dhe nuk hiqet (për diçka të lyer me zamkë, për diçka të lagët etj.); kund. shqitet. U ngjit pulla. M'u ngjit në dorë. M'u ngjit këmisha pas trupit.
- 2. vet. veta III. Bashkohen përsëri pjesët e thyera të diçkaje; kund. thyhet. Kocka e thyer fëmijëve u ngjitet shpejt.
- 3. vet. veta III. Ka aftësinë të bashkohet me diçka tjetër duke u nxehur. Nuk ngjitet bakri me aluminin. Nuk ngjitet me kallaj.
- 4. I afrohem shumë dikujt a diçkaje sa puthitem me të; i ngjishem. U ngjitën pas tokës. Iu ngjit në gjoks.
- 5. fig. I vete prapa dikujt a diçkaje dhe nuk i shqitem, i qepem pas, i bëhem ferrë; i vardisem nga pas. Më ngjitet prapa. U ngjiten prapa karrocave (makinave). I ngjitet të atit (s'ëmës) fëmija. I ngjitet si rodhe (si hije, si baltë).
- 6. bised. Jepem shumë pas diçkaje. U ngjitet mësimeve.
- 7. vet. veta III. Më zë sëmundja nga një tjetër. Iu ngjit rrufa (gripi, tifoja).
- 8. vjet. Pajtohem për të punuar me pagesë a për të mësuar mjeshtërinë te dikush. Ngjiteshin hyzmeqarë (shegertë).
- U ngjit me barrë mbeti shtatzënë. U ngjitet fjala shih te FJAL/Ë,~A 6. Ngjitet edhe pa shkallë dikush shih te SHKALL/Ë,~A. Iu ngjit si ushunjëz dikujt shih tek USHUNJËZ,~A. Iu ngjit si bajga (si balta) pas këpucës thjeshtligj. shih te BAJG/Ë,~A. Në çati ngjiten me shkallë fj.u. shih te SHKALL/Ë,~A. Iu ngjit barku pas shpine (me kurrizin) shih te BARK,~U. Nuk i ngjitej (nuk e kapte) ferra gjëkundi shih te FERR/Ë,~A. Iu ngjit gjuha pas qiellze shih te GJUH/Ë, ~A I. Iu ngjit këmisha pas trupit (në trup) shih te KËMISH/Ë,~A. Ngjitet si pallaska pas brezit shih te PALLASK/Ë,~A. S'i ngjitet qimja në trup shih te QIM/E,~JA. U ngjitën shumë për shpinë shih te SHPIN/Ë,~A. Buka që thyhet, s'ngjitet me fj. u. shih te BUK/Ë,~A. Po u thye kulaçi, s'ngjitet më fj.u. shih te KULAÇ,~I.
NGJITEM II vetv.
- 1. Kaloj nga një vend më i ulët në një vend më të lartë, hipi; kund. zbres, ulem. Ngjitem në çati (në pemë). U ngjit në tribunë (në skenë). I ngjitet malit (kodrës). Ngjitem në majë. Ngjitet përpjetë. Ngjitet ngadalë (me mundim). Ngjitet me litar.
- 2. vet. veta III. Lëviz në drejtimin nga poshtë lart; ngrihet lart. Ngjitet dielli (hëna). Ngjitet aeroplani. Ngjitet tymi (flaka). Ngjiten retë. Iu ngjit një lëmsh në grykë.
- 3. vet. veta III. Bëhet gjithnjë e më i lartë, shkon përpjetë, merr drejtimin nga poshtë lart. Rruga (xhadeja) ngjitet më të djathtë. Vjen duke u ngjitur.
- 4. vet. veta III. Ngrihet. U ngjit temperatura.
- 5. fig. Arrij në një shkallë më të lartë zhvillimi; marr vrull e fuqi të reja, ngrihem. U ngjiten lart. Ngjitet revolucioni proletar. Ngjitet vendi ynë vazhdimisht. Ngjitemi në një shkallë të re (më të lartë) zhvillimi.