ngjitje
NGJITJE I f.
- 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve 1-5 të foljes NGJIT I dhe 1,2 të NGJITEM I. Ngjitje e fortë (e dobët). Ngjitje me tutkall (me zamkë). Ngjitja e kockës. Ngjitja e sëmundjes.
- 2. Vendi a pika ku bashkohen e puqen dy gjëra. Ngjitjet ndërmjet indeve.
NGJITJE II f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NGJIT II, NGJITEM II. Ngjitje alpinistike. Ngjitja në majë.
- 2. fig. Zhvillim drejt një shkallë më të lartë, ngritje; kund. rënie, zbritje. Periudhë ngjitjeje të vrullshme (revolucionare). Është në ngjitje.
- 3. Pjesë rruge ose shpat që shkon përpjetë, e përpjetë; kund. zbritje.