NGJIZ kal.

  • 1. E bëj kos a djathë qumështin, duke i hedhur farën; bëj të trashet një gjë të lëngët; mpiks. Ngjiz djathin (kosin).
  • 2. Mbruj, gatuaj e i jap trajta të ndryshme një lënde të butë e të trashë. Ngjiz enë me deltinë (me baltë).
  • 3. vet. veta III spec. Bën që të kullojnë e të lidhen bashkë grimcat e një lënde që nuk kristalizohet; mpiks. Ngjiz gjakun.
  • 4. fig. Bëj që të zërë fill diçka, krijoj, përftoj.
  • 5. fig. Sajoj, trilloj diçka të paqenë. I ka ngjizur vetë. Kanë ngjizur shumë gënjeshtra (shpifje).