NGJYRIM m.

  • 1. vet. nj. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NGJYROJ, NGJYROHET. Ngjyrimi i stofave (i fillit, i leshit). Reparti i ngjyrimit.
  • 2. Secila nga shkallët e ndryshme të një ngjyre, duke kaluar nga e çelëta në të mbyllët, ngjyra e lehtë e diçkaje; nuancë. Ngjyrime të holla (të lehta). Larmia e ngjyrimeve të ylberit.
  • 3. fig. Ndryshim i hollë ndërmjet sendeve a dukurive; shfaqje e jashtme e lehtë, që u shtohet vetive kryesore të një dukurie, të një ndjenje etj., nuancë. Ngjyrimet e mendimit (e ndjenjave).
  • 4. muz. Shkallë e ndryshme e forcës shprehëse ose e ëmbëlsisë që u duhet dhënë tingujve në një pjesë muzikore. Shenjat e ngjyrimit.
  • 5. gjuh. Kuptim i veçantë, më i hollë, që merr një fjalë a një shprehje në një përdorim ose në një fushë të caktuar, hijesë, nuancë. Ngjyrim kuptimor. Ngjyrim stilistik.