ngopem
NGOPEM vetv.
- 1. Ha e pi sa e shuaj plotësisht urinë a etjen; ha ose pi sa nuk mundem më, ngihem. Ngopem me bukë (me gjellë, me rrush). Nuk ngopnin barkun me bukë. Hëngri sa u ngop.
- 2. vet. veta III. Mbushet me diçka; thith diçka në vetvete me shumicë, aq sa të mos mbajë më; kim. thith një lëndë tjetër në sasi të madhe, sa nuk merr më. U ngop toka me lagështirë. Ngopet me bojë. Ngopet tretësira.
- 3. fig. Plotësoj një nevojë për diçka; marr aq sa nuk dua më; kënaq një dëshirë me diçka, plotësoj deri në fund dëshirën për të pasur a për të bërë diçka. U ngop me gjumë. Nuk ngopej me para. Nuk ngopet së shëtituri (së lexuari). Iu ngop syri (zemra). Nuk i ngopen dëshirat.
- 4. fig. Mbushem me tepri me diçka, zakonisht të padëshirueshme ose pa vlerë; nuk dua më. U ngopën me fjalë (me premtime). U ngop me nota pakaluese.
- 5. Pës. e NGOP 5.
- U ngopa me bathë shih te BATH/Ë,~A. Ngopet me erë shih tek ER/Ë,~A 1. U ngop deri (gjer) në grykë shih te GRYK/Ë,~A. Ngopet me shkumë shih te SHKUM/Ë,~A. S'ngopet ariu me miza shih tek ARI,~U. Ngopet me lugë bosh (të zbrazët) shih te ZBRAZËT (i,e).